Të fundit

Caktohet seanca e radhës e kuvendit

Mungesa e një anëtari të Listës Serbe, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe një tjetër nga Partia Demokratike bën që në mbledhjen e kryesisë së kuvendit të mos ketë kuorum.

Mirëpo, pavarësisht kësaj, kryekuvendari caktoi mbledhjen e ardhshme plenare, që do të mbahet këtë të enjte me fillim nga ora 10:00.

“Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit prapë nuk ka pasur kuorum, përfaqësuesi i Listës Serbe dhe dy përfaqësues të partive opozitare LDK-së dhe PDK-së nuk ishin aty. Anëtari i sapozgjedhur i PDK-së kishte paralajmëruar mosardhjen derisa nuk kemi pasur përgjigje nga anëtari i LDK-së. Sidoqoftë sot Kryetari i Kuvendit komfor të drejtës së tij sipas Kushtetutës caktoi seancën plenare të radhës të Kuvendit me 25 nëntor duke filluar nga ora 10:00”.

“Pika më me rëndësi dhe më me peshë është ajo e shqyrtimit të Projektbuxhetit për vitin 2022 e cila pritet të jetë në trajtim në seancën e radhës”, tha Kusari-Lila.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci