Të fundit

Argjentina rrezikon të eleminohet nga Kupa e Botës sot

Xhiroja e parë e fazës së grupeve në Kampionatin Botëror ka mbaruar dhe Kombëtarja e Argjentinës qysh tash rrezikon eleminimin nga kampionati më i madh në futboll.

Argjentina do të ketë përball sot Meksikën dhe në rast se nuk arrijnë të marrin tre pikë të plota argjentinasit të udhëhequr nga Lionel Messi do të eleminohen nga Kupa e Botës.

Në ndeshjen e parë, polakët barazuan kundër Meksikës, po ashtu pa shënuar, ndërsa Arabia Saudite bëri një nga sensacionet më të mëdha në historinë e kampionateve botërore dhe mundi Argjentinën 2:1 pas një kthese.

Në këtë drejtim, duket qartë se dueli i sotëm mes dy skuadrave të përmendura tërheq shumë vëmendje dhe nëse do të ketë fitore, Arabia Saudite tashmë do të siguronte kalimin në turin e dytë, që sigurisht do të ishte një rezultat i mrekullueshëm.

Pas humbjes së lartpërmendur kundër Arabisë Saudite, Messi dhe shokët e tij thjesht duhet të fitojnë sonte, dhe çdo gjë tjetër do të rrezikonte ndjeshëm shanset e tyre për të arritur në fazën e 16-të dhe për të vazhduar ëndrrën e tyre për të fituar Kupën e Botës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci