Të fundit

FIFA gjobit Gjermaninë

FIFA ka gjobitur Federatën e Futbollit të Gjermanisë për shkak se nuk ka respektuar rregullat sa i përket paraqitjes së lojtarëve në konferencën për shtyp.

Federata gjermane ka marrë një gjobë prej dhjetë mijë frangash zvicerane, ka raportuar “Bild”.

Gjoba ka ardhur për shkak se në konferencën për shtyp para ndeshjes me Spanjën, është paraqitur vetëm trajneri i Gjermanisë, Hansi Flick.

FIFA kërkon që në konferencat për shtyp të turneut të Katarit, që krahas trajnerit në konferencën për shtyp të paraqitet të paktën edhe një futbollist.

Flick kishte thënë se i ka kursyer futbollistët nga udhëtimi i gjatë për në qendrën e konferencës para duelit me Spanjën, që përfundoi 1:1.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci