Të fundit

Ballkani e 89-shin zhvillojnë sot ndeshjen e mbetur

Sonte me fillim nga ora 13:00 do të zhvillohet ndeshja e mbetur e Superligës së Kosovës, respektivisht xhiros së tretë, ku në stadiumin “Riza Lushta”, Ballkani do të përballet me Trepçën ’89.

Kampioni aktual, Ballkani do të synojë me çdo kusht fitoren sot, që ta zbus diferencën e pikëve me liderin e tabelës, Dritën, raporton KosovaPress.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Ballkani e mposhti Gjilanin me rezultat 3:0, kurse Trepça ’89 u mposht nga Prishtina 3:0.

Momentalisht, pas 15 ndeshjeve Ballkani zë vendin e dytë në tabelë në kuotën e 33 pikëve, pesë sosh më pak se vendi i parë, Drita, por me tre ndeshje më pak të zhvilluara.

Në anën tjetër, Trepça ’89 pas 17 ndeshjeve të zhvilluara renditet në vendin e nëntë në tabelë me 18 pikë të arkëtuara.

Takimi i fundit mes Ballkani dhe Trepçës ’89 daton në muajin tetor të këtij viti, ku asokohe kampioni kosovar regjistroi fitore me rezultat solid, 2:0.

Tanimë, trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojë ndeshjen e sotme, dhe formacionin zyrtar e gjeni më poshtë.

Ballkani: Frashëri; Kuc, Thaqi, Jashanica, Bekteshi, Emerllahu, Dellova, Gripshi, Korenica, Krasniqi, Rrahmani

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci