Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka uruar ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, për fitoren e Amerikës mbrëmë në Kupën e Botës.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës siguruan mbrëmë kualifikimin tutje në 1/8 të finales në Kampionatin Botëror pasi siguruan tre pikë nga fitorja e mbrëmshme ndaj Iranit me rezultat 0:1.
Në letrën e Ademit të dërguar në emër të FFK-së, ai shpreh urimet për fitoren dhe kalimin në 1/8 e finales.
Ambasadori Hovenier ka publikuar letrën e Agim Ademit në Twitter, ku e ka falënderuar atë për letrën, teksa ka shtuar se do të vazhdojë të bëj tifo ndeshjet e radhës nga Kosova.
Thank you to @FFK_KS President Ademi for the warm letter of congratulations regarding the great @USMNT win yesterday! Delighted to see the 🇺🇸 advance yesterday and will be cheering them on this weekend from 🇽🇰 pic.twitter.com/2frGWZKm7w
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) November 30, 2022
