Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka dhënë një deklaratë e cila u duartrokit nga grupi parlamentar i PDK-së.
Ai gjatë seancës plenare ku ishte duke folur ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka kërkuar qetësi dhe vëmendje nga deputetët e pranishëm në sallë.
Kryetari i Kuvendit u shpreh se grupi parlamentar i PDK-së është më i disiplinuar se ai i VV-së dhe LDK-së.
Pas kësaj deklarete, deputetët e PDK-së duartrokitën në Kuvendin e Kosovës.
