Bad News Eagles e ka falënderuar trajnerin, Klesti Kola, pasi ky i fundit vendosi të largohej nga grupi.
Klesti ka njoftuar sot se më nuk do të jetë pjesë e Bad News Eagles, për arsye se aspiratat ishin të ndryshme për të ardhmen, teksa nuk ka vonuar shumë dhe ekipi ka dalë me njoftimin zyrtar.
“Sot i themi lamtumirë një anëtari themelues të ekipit. Ka qenë një privilegj dhe kënaqësi e madhe të punojmë së bashku. Fjalët nuk mund ta përshkruajnë atë dhe punën që ka bërë, por ne mund të shohim përpara. Faleminderit “stikle” dhe fat të mirë në të ardhmen”, thuhet në reagimin e klubit.
View this post on Instagram
