Të fundit

Sot varroset Erion Kajtazi

Erion Kajtazi, vdiq dje si pasojë e një arresti kardiak. I

Ish- futbollisti i i Trepçës ’89, Erion Kajtazi, i cili vdiq dje për shkak të një arresti kardiak, do të varroset sot në orën 14:30, njoftuan familjarët e tij në rrjetet sociale.

“Miq e familjarë, djali ma i mirë i familjes, Erioni, na la sot. Varrimi do të bëhet nesër në ora 14:30 në fshatin Zasellë”, shkroi gazetari Shkumbin Kajtazi dje.

Për rastin tronditës ka reaguar edhe Federata e Futbollit të Kosovës.

“Stafet mjekësore të të dyja klubeve kanë intervenuar me shpejtësi për t’i ofruar ndihmë dhe më pas me urgjencë e kanë dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren”, tha FFK-ja.

“Megjithatë, përkundër përpjekjeve maksimale të mjekëve, Erioni nuk ka dhënë shenja jete dhe është konstatuar vdekja e tij nga ataku kardiak”, thuhet në njoftimin e FFK-së

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci