Të fundit

Skandali i Ministrisë së Drejtësisë, reagon Oda e Përmbaruesve

Oda e Përmbaruesve Privat të Kosovës ka reaguar ndaj vendimit të Ministrisë së Drejtësisë për inicimin e procedurës disiplinore ndaj përmbaruesit privat, Ilir Mulhaxha.

Ilir Mulhaxha, përmbarues privat në Territorin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, është suspenduar nga ushtrimi i funksionit të përmbaruesit privat deri në një vendim të Komisionit Disiplinor.

Përmes komunikatë për media nga Oda e Përmbaruesve ka thënë se vendimin për suspendimin e këtij përmbaruesi është shantazues dhe politik.

“Ky vendim është sa shqetësues aq edhe alarmues, sa rrezikues aq edhe shantazues, sa paragjykues aq edhe gjykues politik”.

Mes tjerash, Oda e Përmbaruesve Privat të Kosovës po konsideron se Ministria e Drejtësisë me vendimin e marr, me dy këmbë ka hipu mbi qafën e sistemit të përmbarimit.

“Dje Ministria e Drejtësisë vet vërtetoi se ka marr në dorë të gjitha këto funksione, dhe është vënë në pozitën; denoncuesem paragjykuese, gjykuese, ekzistuese dhe festues i situatave të paqena”.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka nënshkruar dje një vendim të jashtëligjshëm për suspendimin nga puna të përmbaruesit privat, Ilir Mulhaxha.

Ai është vëllai i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku-Mulhaxha.

Suspendimi i përmbaruesit, Ilir Mulhaxha u bë për një lëndë të përmbarimit të një borxhi të Telekomit të Kosovës. Megjithatë, vendimi i marrë nga Haxhiu, për suspendimin e Ilir Mulhaxhës është anti-ligjor.

Këtë e vërteton një vendim I Gjykatës Komerciale të Kosovës e cila e ka refuzuar si të pabazuar padinë e Telekomit të Kosovës për përjashtimin e përmbaruesit Mulhaxha nga çështja e përmbarimit ndaj “Dardafon L.L.C”, raporton Paparaci.

Paparaci ka siguruar vendimin e shkallës së parë e që është marrë nga Gjykata Komerciale e Kosovës. Ky vendim mban datën 24 nëntor, 2022.

“REFUZOHET, kërkesa e ushtruar me parashtresën e datës 02.11.2022, nga përfaqësuesit e autorizuar te debitorit TELEKOMI I KOSOVËS SH.A me NUI 81 128800, me seli në Prishtinë, për përjashtimin e Përmbaruesit Privat Ilir Mulhaxha nga procedimi në çështjen përmbarimore P.nr.491/19 te datës 15.07.2019, si e pa bazuar”, thuhet në vendimin e Gjykatës Komerciale.

Telekomi i Kosovës kishte bërë kërkesë për përjashtimin e përmbaruesit me arsyetimin se është tërësisht i njëanshëm dhe kjo shihet me kërcënimin që i ka bërë “Telekomit” për bllokimin e llogarive bankare nëse nuk ekzekutohen mjetet.

Sidoqoftë, Ministria e Drejtësisë që drejtohet nga ministrja Albulena Haxhiu, përveç që ka marrë vendim kundërligjshëm për suspendimin e Ilir Mulhaxhës, nuk ka respektuar as afatet e tyre.

Këtë vendim e ka marrë pas inicimit të procedurës disiplinore. Më 30 nëntor të këtij viti i ishte kumtuar ky vendim.

MD-ja nuk ka respektuar afatin për ankesë prej 15 ditësh për përgjigje të Përmbaruesit që ia garanton Ligji, duke marrë vendim fiks pas gjashtë dite për suspendimin e përmbaruesit privat, Ilir Mulhaxha.

Pas gjashtë ditësh që ishte njoftuar, Mulhaxha për nisjen e procedurave disiplinore ndaj tij, të martën më datë gjashtë dhjetor është marrë vendimi për suspendim.

Skandali i Ministrisë së Drejtësisë, suspendon përmbaruesin privat në kundërshtim me vendimin e Gjykatës

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci