Të fundit

Pacolli: Është për të qarë se si përcaktohet fati i popullit

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, është shprehur i dëshpëruar me sjelljen e deputetëve të shumicës parlamentare gjatë seancës së sotme parlamentare, në të cilën po shqyrtohet Projektligji për Buxhetin.

Pacolli ka thënë se është i habitur sesi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë kundërshtuar amandamentet e propozuara nga kolegët e tyre të opozitës.

“Është për tu habitur, për tu dëshpëruar, për mos më thënë për të qarë kush dhe si përcaktohet fati i popullit të Kosovës”, tha ai.

“Vetëm sot në Kuvend përcolla propozimet për amandamente të buxhetit të Kosovës të deputeteve të partive opozitare që kishin të bëjnë me financimin projekteve të (vogla) që ishin vitale për përmirësimin e infrastrukturës në vende të ndryshme të Kosovës. Të gjitha këto propozime nuk u votuan nga deputetet e mazhorancës”, deklaroi Pacolli.

Pacolli tha se e kupton të drejtën e shprehjes së vullnetit të çdo deputeti “por nuk e kuptoj që në asnjë rast asnjëri nga mazhoranca as që u kujdes ta analizoj për çka bëhet fjalë, lëre më për impaktin apo nevojën që këto projekte kishin.”

Ai tha se çdo gjë e propozuar nga opozita refuzohet vetëm për shkak të inateve.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci