Të fundit

Shkarkohet drejtori në ATK, shkak postimet kundër Kurtit në Facebook

Komisioni Disiplinor Administratës Tatimore të Kosovës ka shkarkuar sot Lazer Ramajen, pasi ky i fundit ka bërë postime në Facebook kundër presidentes, kryeministrit dhe disa ministrave të Qeverisë së Kosovës.

Sipas vendimit të këtij komisioni Ramaja shkarkohet me arsyetimin se ka bërë “shkelje të rëndë disiplinore”, raporton Paparaci.

Në arsyetimin për shkarkimin e tij theksohet se Ramaj ka qenë “objekt i verifikimit të postimeve të publikuara që përfshinë periudhën janar-2022.

Tutje në arsyetimin e komisionit shkruhet se gjatë seancës dëgjimore Ramaja ka thënë se nuk është në dijeni se kush i ka bërë postimet me karakter politik në Facebook-un e tij.

“Gjatë seancë dëgjimore z.Ramaja, në shumicën dërmuese të pyetjeve të Kryesuesit të Komisionit Disiplinor lidhur me pretendimet sipas raportit të SDP mbi postimet e tij me karakter politik në rrjetet sociale, i është përgjigjur se nuk e di a janë postime që ai i ka bërë, të shumtën e rasteve ka theksuar që janë të postuara nga bashkëshortja e tij meqenëse sipas tij ajo e ka paswordin FB të tij dhe në pyetjet e tjera lidhur me çështjen konkrete ka deklaruar se nuk është i sigurt se janë apo jo të tij, herë thekson se janë të huazuara nga postimet e L.Abdixhikut, K.Berishës”, shkruhet në arsyetim

Tutje në arsyetim renditen edhe postimet që Ramaja ka bërë në rrjetin social Facebook kundër pushtetit e të cilat quan në shkarkimin e tij.

Komisioni ka treguar edhe datat që Ramaja i ka bërë kundër pushtetit, raporton Paparaci.

“…me datën 05.05.2022 në rrjetin social Facebook publikisht krahason kryeministrin e R. Kosovës me Vuçiqin”, teksa vazhdohet me postimet e tjera ku ai ka quajtur “axhami”, “kërcënues ndaj sektorit publik” dhe të “sëmurë mental”.

Tutje si arsyetim është përdorur edhe fakti që ky i fundit ka ofenduar edhe partinë e kryeministrit.

“Me datën 09.08.2022 në rrjetin social Facebook ofendon partinë Vetëvendosjen”, shkruhet tutje.

Gjithashtu në arsyetim tregohet se Ramaja ka ofenduar presidenten, Vjosa Omani dhe zv.ministrin e arsimit Duakgjin Pupovci.

Në arsyetim tregohet se procedura disiplinore ndaj Ramajës ka ardhur pas denoncimit të disa qytetarëve.

Aty tregohet se para vendimit për shkarkim ndaj Ramajës janë dhënë dy masa dhe një paralajmërim me shkrim.

 

E për këtë shkarkim ka reaguar edhe Laze Ramaja me një numër të madh gabimesh drejtshkrimore në Facebook. Ai e ka quajtur vendim të pamerituar shkarkimin.

Ramaja ka thënë se bindjet politike dhe personale ka qenë arsyeja e shkëputjes së marrëdhënies së punës. Ai ka paralajmëruar se ka nisur procedurat ligjore për padrejtësinë që ju është bërë.

“Deshiroj te ju informoj se nga Sot fillone nji Beteje Ligjore per te deshmuar se ky Vendim eshte Antiligjor e teper i pa arsyetuar…kame angazhuar Avokatin Besnik R. Berisha qe profesionalisht te trajtoj rastin…..Arsyeja e vetme per Shkeputje te Mardhenjes se Punes eshte Postimet e mija ne kete faqe te fcb ukut,pra Politike dhe Bindje Personale sajesa postimesh e asnji tjeter….dhe per kete ndihem teper krenar”, shkruan ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci