Të fundit

Trajkoviq ndalohet sërish në kufi nga policia serbe

Këshilltarja politike e ministrit të Kosovës, për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, Rada Trajkoviq, është ndaluar sërish nga policia serbe në pikën kufitare me Kosovën.

Këtë e ka bërë të ditur vet ajo në një reagim të saj në twitter, ndërsa thotë se ata që e ndaluan po ndjekin urdhrat nga lartë.

Tutje ajo thotë se është izoluar në të ftohtë dhe nuk ka me vete as terapinë e nevojshme për trajtim të insulinës.

”Kjo është një zhvatje e paprecedentë. U ndalova sërish nga policia serbe në vijën administrative me Kosovën, kësaj radhe në drejtim të Serbisë. Punonjësit e policisë janë profesionistë, por ndjekin urdhrat “nga lart”. Jemi të izoluar në të ftohtë dhe nuk kam me vete terapinë e nevojshme me insulinë”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci