Afër një orë para fillimit të takimit, Francë-Argjentinë, ka nisur edhe ceremonia përmbyllëse e Kampionatit Botëror.
Davido dhe Aisha do të këndojnë (Hayya Hayya) “Better Together”, si pjesë e ceremonisë përmbyllëse me Ozuna dhe GIMS që do të këndojnë ‘Arhbo’.
Nora Fatehi, një këngëtare dhe aktore kanadeze, që luajti edhe në Festivalin e FIFA Fan do të jetë në mesin e atyre që do të këndojnë në ceremoninë mbyllëse. Në tetor të vitit 2022, Fatehi u paraqit në këngën zyrtare të Botërorit të Katarit të quajtur Light the Sky, që është një bashkëpunim i artistëve si RedOne, Manal Balqees dhe Rahma Riad.
Ceremonia është duke u mbajtur në stadiumin “Lusail Stadium” dhe mund ta ndiqni live këtu.
Finalja mes Argjentinës dhe Francës do të zhvillohet me fillim nga ora 16:00.
