“Më lër të flas” është një nga programet më të ndjekura të momentit, ku tashmë ka nisur dhe sezonin e dytë me po të njëjtët moderator Romeo dhe Donald Veshaj.
I ftuari i parë puntatën e sotme ishte Ardit Cuni, i cili u shpreh se Beniada ka hatërmbetje me të, për shkak të një komenti që vëllai i Arditit ka bërë për lidhjen e modeles.
Arditi tha se është tepër i sinqertë në sqarimet dhe faljen e tij, teksa tha se brenda BBV me të kishte miqësinë më të ngushtë.
“E ke parasysh shprehjen shkodrane “të hipën vetja në qejf”. Kam tentuar disa herë të mbaj shoqërinë me Beniadën, kemi pasur ftohje, ri-ngrohje, ftohje prap. Kur një person nuk respekton sinqeritetin e dikujt tjetër, është problem dhe nuk kam pse t’i shkoj nga mbrapa. Vëllai im ka bërë një koment diku në një portal për lidhjen e Beniadës, ajo e kishte parë dhe më dërgoi një mesazh të gjatë. Unë i kam kërkuar ndjesë por nuk kam marrë asnjë përgjigje. Kam pasur miqësinë më të sinqertë me të dhe kur dal jashtë shoh që nuk paska qenë e tillë. Por përderisa është distancuar ajo, domethënë është problemi i saj, jo i imi”, tha ai.
