Të fundit

“Mesi more bir k*rve, ky Botëror të…”, reagimi i Dani Alves pas triumfit të Argjentinës

Dani Alves ka lënë pas krahëve rivalitetin historik mes Argjentinës dhe Brazilit në arenën e futbollit, teksa  u dorëzua para madhështisë së Lionel Messit, mikut të tij, të cilit i rezervoi një mesazh plot elozhe, në rrjetin social “Instagram”.

Edhe pse Dani Alves ishte pjesë e Brazilit në këtë Botëror, dhe kishte ëndërr ta fitonte vetë këtë kupë, ai nuk e fshehu gëzimin për triumfin e Leos.

“Nuk më intereson çfarë më thonë. Messi, more bir k***e, ky Botëror të donte, futbolli të do dhe të gjithë ne që e duam futbollin të respektojmë dhe të përgëzojmë për këtë moment. Shijojeni me familjen tuaj dhe me ata që keni pranë. Si një brazilian dhe një amerikano-jugor e di se kjo është më shumë se të fitosh një Kupë Bote. Rroftë futbolli dhe të gjithë ata që e duan këtë sport”, shkruan Dani Alves.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Daniel Alves (@danialves)

 

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci