Të fundit

Pamjet bëhen virale: si reagoi Mbappe ndaj Messit te goli i dytë i Francës

Rivaliteti mes Messit dhe Mbappe ishte tepër i madh mbrëmjen e sotme, fakti që ata janë shokë skuadre nuk i bën aspak miq.

Madje që nga mbërritja e argjentinasit tek PSG-ja, ylli francez kërkoi largimin duke detyruar sheikët e skuadrës pariziene të bëjnë çmenduria për ta mbajtur, për momentin.

Gjithsesi kjo gjendje aspak “miqësore” duket se u vu re edhe në finalen e madhe, ku pa dyshim të dy e donin shumë Kupën e Botës. Mes tyre kishte edhe një garë personale atë të golashënuesit më të mirë që e fitoi Mbappe.

Por në këtë ndeshje me kaq shumë episode, ndoshta pak e kanë vënë re këtë gjest të Mbappe, pas realizimit të golit të dytë të Francës, që solli baraspeshën e përkohëshme. Pavarësisht kësaj, asgjë nuk e ndali Messin të shënonte në finale dhe të ngrinte për herë të parë trofeun e Kupës së Botës lart në qiellin e Katarit.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci