Komentatori argjentinas Andrés Cantor pati një reagim shumë emocional pas triumfit të Argjentinës në Kupën e Botës në Katar.
Reagimi i tij pas shënimit të penalltisë së fitores u bë hit në rrjetet sociale.
Siç shkruhet në rrjetet sociale, ky komentator ka lindur në Buenos Aires dhe si të gjithë bashkëkombasit e tij pak më të rritur ka pritur 36 vite për të fituar trofeun e Kupës së Botës dhe me fitoren e Argjentinës ndaj Francës, më në fund ka arritur ta përjetojë momentin.
Se sa do të thotë ky triumf për të dhe çfarë ndjenje është të shikosh drejtpërdrejt vendin tënd teksa bëhet kampion bote, e tregon më së miri video e tij gjatë komentimit.
Kujtojmë që pas 90 minutave të rregullta rezultati ishte 2:2, në 30 minutat shtesë u shënua nga një gol nga të dyja palët dhe në fund Argjentina fitoi pas gjuajtjeve të penalltive.
Andrés Cantor was born in Buenos Aires, Argentina 🇦🇷
His POV of calling Argentina's World Cup victory is incredible 👏
🎥: andrescantorgol / TikTok pic.twitter.com/37BSFt4VcW
— The Sporting News (@sportingnews) December 18, 2022
