Të fundit

Agim Ademi takon dy të famshmit në Katar: Janë me origjinë shqiptare

Kreu i Federatës së Kosovës në Futboll, Agim Ademi, ka takuar dy emra të njohura në Katar.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Ademi tregon që ka bashkëbiseduar me ish-futbollistin Arda Turan dhe bashkëpronarin e rrjetit të restoraneve të famshme “Nusret”, Mitko Muriç.

Madje, kreu i FFK-së jep një detaj interesant, duke shtuar se që të dy janë me origjinë nga trojet shqiptare.

Statusi i plotë:

Kisha kënaqësinë që të bashkëbisedoja me ish-futbollistin e famshëm Arda Turan dhe Mithat Mitko Muriç, bashkëpronarin e rrjetit të restoraneve të famshme “Nusret”.
Që të dy janë me origjinë nga trojet shqiptare.

Mithat Mitko Muriç është nga i njëjti vend nga vjen edhe familja e portierit të Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriç.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci