Të fundit

Ronaldo ndodhet në Dubai, afër marrëveshjes me një klub të ri

Cristiano Ronaldo do të firmosë një kontratë prej 200 milionë eurosh në vit me klubin e Arabisë Saudite, Al Nasr, përpara ndërrimit të viteve sipas gazetës spanjolle “Marca”.

Kontrata e sulmuesit portugez me Manchester Unitedin u ndërpre me konsensus më herët gjatë këtij muaji pas krisjes së parikuperueshme të raportit mes klubit dhe sulmuesit 37- vjeçar, që kulmoi me atë intervistë për Piers Morganin.

Cristiano, i cili aktualisht ndodhet në Dubai, u përfol për një transferim te gjigantët e Arabisë Saudite përpara Botërorit të Katarit, por ai refuzoi që ta komentonte, duke thënë se ishte i përqendruar vetëm te Kupa e Botës.

Por sipas “Marca”, Al Nasr nuk ka hequr dorë nga ëndrra për të firmosur me 5 herë fituesin e “Topit të Artë” dhe e pret atë që brenda 10 ditëve të ketë firmosur kontratën prej 200 milionë eurosh në vit, të paktën deri në vitin 2025, por ajo do të ketë edhe klauzolën e rinovimit të saj.

Ronaldo dhe familja e tij ndodhen në Dubai dhe do të presin atje derisa të arrihet akordi me Al Nasr, i cili përfshin edhe marrëveshjen për të drejtat e imazhit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci