Të fundit

Reagon Krasniqi, e quan racizëm largimin e vogëlushes nga kafiteria

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka reaguar pasi u publikua një video kur një vajzë nga komunitet shkon për të kërkuar lëmoshë te ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Por kamerieri i lokalit e largoi shpejt vajzën, duke ngjallur reagime të shumta.

Në mesin e këtyre reagimeve, të dielën erdhi edhe ai i ministrit nga komunitet, Elbert Krasniqi, i cili veprimin e quajti si racizëm.

“Ngjarja e fundit ku shihet qartë mënyra e vrazhdë se si largohet një fëmijë nga radhët e komuniteteve nga lokali pa asnjë arsye është shqetësuese dhe e papranueshme për të gjithë.Unë, angazhohem çdo ditë që të luftohet dhe raportohet racizmi. Sjellje si këto nuk kanë vend në mesin tonë”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci