Të fundit

Paralajmërimi i Kurtit nuk i ndal serbët, vendosin dy barrikada të reja

Të hënën e 19 dhjetorit, kryeministri Albin Kurti kishte paralajmëruar heqjen e barrikadave në veri, e të cilat po qëndrojnë ende tash e 19 ditë.

Megjithatë, nga serbët në veri nuk është marr parasysh paralajmërimi i Kurtit.

Në mëngjesin e së martës, ata kanë vendosur edhe dy barrikada të reja.

Njëra prej tyre është vendosur në urën që të çon nga Kërshi i Dudës në Shkollën Teknike, dhe tjetra në Mahallën e Boshnjakëve.

“Dhe nëse KFOR-i s’është në gjendje t’i heqë barrikadat, ose për arsye të panjohura për mua, nuk do t’i heqë, atëherë ne do ta bëjmë këtë”.

Kështu ka deklaruar kryeministri Albin Kurti, gjatë një intervistë për mediumin boshnjak “Istraga”.

Kurti ka refuzuar të japë afat kohor për heqjen e barrikadave, por ka thënë se “kjo s’mund të zgjasë për muaj, apo javë”.

Ai ka thënë se sa i përket Kosovës, barrikadat mund të hiqen pa incidente.

Kurti ka komentuar edhe qasjen e emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, duke thënë se “sjellja dhe deklarimet e tij” janë koncesione, të cilat nuk kuptohen nga Beogradi. “Ata s’janë në gjendje të mendojnë se kjo është bujaria e Amerikës”, ka thënë Kurti duke shtuar se “Escobari do ta kuptojë së shpejti se bujaria ndaj Beogradit nuk ia vlen”.

Kanë kaluar më shumë se dy javë qëkur disa rrugë në veri të vendit janë bllokuar nga barrikadat e vendosura prej serbëve lokalë, pas arrestimit të ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq, të dyshuar për sulm ndaj Policisë dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci