Një burrë në Obiliq është arrestuar pasi kishte sulmuar fizikisht fëmijën e tij, pas një aksidenti trafiku.
Sipas Policisë të martën, dyshohet se fëmija kishte shkaktuar kundërvajtje në trafik.
“I dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht fëmijën e tij viktimën mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte shkaktuar kundërvajtje në trafik. I dyshuari dhe viktima janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
