Të fundit

Mane nuk pranoi të këndonte këngën e Krishtlindjeve me lojtarët e Bayernit

Sulmuesi i Bayernit, Sadio Mane nuk e ka kënduar këngën e Krishtlindjeve me pjesën tjetër të ekipit.

Senegalezi zgjodhi të mos bashkohej me shokët e tij të skuadrës në këngën e Krishtlindjes për shkak të besimeve të tij fetare dhe vetëm heshti e buzëqeshi.

Megjithatë ai vendosi të tregojë respekt për ekipin duke u shfaqur në një foto grupi me kapelën e kuqe karakteristike të festave të Vitit të Ri.

Mane njihet si një mysliman që abstenon nga alkooli, ndaj nuk ka dashur të pozoj me birrë për foton e skuadrës së Bayernit më parë edhe pse si në këtë rast është paraqitur në setin fotografik.

Ai bëri gjithsej 23 paraqitje për bavarezët në të gjitha garat këtë sezon. Ai shënoi 11 gola dhe shtoi katër asistime.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci