Të fundit

Haradinaj – Kurtit: Mos e kundërshto KFOR-in dhe Amerikën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që të heqë dorë nga “retorika kundërshtuese e kushtëzuese” ndaj KFOR-it.

Në një konferencë për media të martën, Haradinaj i ka bërë thirrje Kurtit që të mos përdorë praktika kundërshtuese ndaj KFOR-it dhe ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kryeministri duhet të heqë dorë nga retorika kundërshtuese e kushtëzuese ndaj tyre. E ardhmja e Kosovës është e lidhur me aleatët perëndimorë, e posaçërisht me Amerikën”, tha Haradinaj.

Haradinaj i bëri kërkesë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që t’i heqë njerëzit e tij nga veriu i Kosovës.

“Kam një kërkesë edhe për serbët e Kosovës: të mos binë pre e kalkulimeve politike të askujt, e as të Vuçiqit, prandaj largohuni nga barrikadat”, tha Haradinaj.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci