Të fundit

Djaloshi i vogël i magjepsur pas Vedat Muriqit: Dua një foto, dua një foto

Ndikimi i Vedat Muriqi në Mallorca është shumë i madh dhe kjo më së miri mund të vërtetohet pas videos së fundit të publikuar nga faqja zyrtare e klubit.

Skuadra spanjolle ishte mbledhur për seancën e tyre stërvitore, ku gjithashtu lojtarët e klubit kanë pasur disa minuta për të takuar dhe për të bërë fotografi me tifozët e pranishëm.

Ajo që vihet re dhe se klubi ka dashur të theksojë në këtë video, është një djalosh i vogël i cili kërkon të takojë Vedat Muriqin.

Ai afrohet dhe thërret i lumtur: “Muriqi! Dua të më bëni një foto me Muriqin!”. Sigurisht, sulmuesi nga Kosova nuk ka nguruar dhe ka marrë djaloshin për të bërë një foto.

Kjo është një dëshmi e qartë se fansat e duan shumë sulmuesin e klubit të tyre, ku padyshim performanca e tij këtë gjysmë të parë të sezonit ka mahnitur, aq shumë sa edhe Real Madrid e ka konsideruar si zëvendësues të Karim Benzema.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RCDMALLORCA (@rcdmallorcaoficial)

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci