Pasi Manchester United ndërpreu kontratën me Cristiano Ronaldon, edhe djali i tij Ronaldo Junior u detyrua të largohej nga Old Trafford.
Mediat raportojnë se djali i madh i Ronaldos është një talent i madh i futbollit dhe këtë e dëshmon fakti se ai ka shënuar më shumë se 50 gola në 20 ndeshje të luajtura për ekipin U-14 të Unitedit.
Ronaldo Jr (12) luajti për Juventusin dhe Manchester Unitedin, por ndërprerja e kontratës së babait të tij me klubin e famshëm nga Old Trafford bëri që djali i talentuar të largohej.
Megjithatë, ndryshe nga babai i tij i famshëm, Ronaldo i ri nuk do të shkojë në Arabinë Saudite dhe Al Nassr.
Klubi i tij i ri do të jetë Real Madridi.Djaloshi i talentuar rikthehet te Real Madridi pas katër vitesh.
