Të fundit

Basketbollisti serb përjashtohet nga ndeshja pas përplasjes me një kosovar

Ndeshja mes Rio Breogan dhe Cazoo Baskonia e zhvilluar në kuadër të Superligës së Spanjës, Endesa League, nuk shkoi siç duhet për shkak të një përplasje mes dy basketbollistëve, kosovar dhe serb.

I natyralizuari kosovar, Scott Bamforth në një moment gjatë ndeshjes pati një përplasje me basketbollistin serb të Baskonias, Vanja Marinkoviç.

Të dy basketbollistët u ndëshkuan me gabim teknik, mirëpo Marinkoviç u përjashtua përfundimisht nga ndeshja në aksionin e radhës për shkak të protestave të vazhdueshme në drejtim të gjyqtarëve.

Në fund Baskonia triumfoi ndaj Bregoan me rezultat 86:77 duke vazhduar garën për titull. Ata ndodhen në vendin e dytë në tabelë pas Real Madridit.

Bamforth arriti 15 pikë, 2 asistim dhe një kërcim gjatë 28 minutave lojë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci