Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar sfiduesit e paqes dhe lirisë së Kosovës.
Në adresimi e saj vjetor para FSK-së, ajo ka thënë se nuk ka asgjë që arrin ta mund vullnetin e një populli për të jetuar i lirë dhe i pavarur.
“Të gjithë ata që dëshirojnë ta sfidojnë paqen dhe lirin tonë, dëshiroj të ua përkujtojmë edhe një herë po nga këtu ku jemi rreshtuar në mbrojt të flamurit e vendit tonë, që nuk ka asgjë që arrin ta mund vullnetin e një populli për të jetuar i lirë dhe i pavarur. E kemi dëshmuar këtë në vitet 90”, ka thënë Osamni.
Komandantja supreme e FSK-së ka thënë se ushtarët e FSK-së janë të gatshëm që ta mbrojnë integritetin e Kosovës.
“Mbi të gjitha djemtë dhe vajza e forcës sonë janë të gatshëm për ta mbrojtur integritetin territorial dhe sovraniteti e shtetit tonë, Republikës së Kosovës, në çdo pëllëmbë të tij”, ka thënë Osmani
Ajo ka deklaruar se ushtarët e FSK-së janë të gatshme për mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit të Kosovës.
Osmani ka treguar se për vitin 2023 buxheti për FSK-në është rritur, duke shtuar se ky buxhet do të jetë për modernizimin e kësaj force.
