Të fundit

Ministri Murati ka një njoftim për shtesat e pensioneve

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot janë realizuar pagesat e pensioneve me shtesa, pre të cilave kanë përfituar 295 persona, shkruan Paparaci.

Murati në një postim në llogarinë e tij në Facebook tha se kjo është pagesa më e madhe që është bërë ndonjëherë.

“Sot është realizuar pagesa e pensioneve me shtesën e aprovuar nga Qeveria. 69 milionë euro për 295 mijë përfitues, është pagesa më e madhe që është realizuar ndonjëherë!”, shkruan ai në Facebook.

Në fund të muajit tetor, ministri Murati në një mbledhje të Qeverisë ka propozuar ndarjen e mjeteve financiare pёr mbështetjen e përfituesve nga skemat sociale dhe pensionale, nё kuadёr tё zbatimit tё masёs 3.2 – Mbështetja për pensionistët dhe familjet me asistencë sociale.

Sipas këtij vendimi, përfituesit e skemave pensionale nё muajin nëntor do tё përfitojnë nga 100 euro shtesё mbi pensionin e rregullt dhe shtesёn aktuale./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci