Të fundit

Peci: Janë dërguar mbi 400 lëndë në Prokurori

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë të ditur se i kanë dërguar mbi 400 lëndë në Prokurorinë e Shtetit, që kanë të bëjnë me keqpërdorimin e granteve, raporton Paparaci.

Ai në fjalimin për fundvit, teksa listoi punët e bëra në këtë dikaster, tregoi se ka marrë fund keqpërdorimi i granteve dhe subvencioneve.

“Qartë, fermerin e kemi afruar me Ministrinë. I është dhënë fund keqpërdorimeve me grante dhe subvencione. Janë dërguar mbi 400 lëndë në Prokurori. Mbështetja që do të ofrojë Ministria më nuk do të jenë kurrë aset për manipulime politike e as nuk do të përdorët për të pasuruar dikë.

Pasurimet e individëve të caktuar në të kaluarën, e kanë varfëruar fermerin e vërtetë. Në këtë drejtim, unë si Ministër ndjehem i kënaqur kur shoh se si mbështetja për fermerin bëhet pa selektime politike dhe pa diskriminime. Denoncimi dhe demaskimi i keqpërdoruesve të pronës ka marr drejtimin e duhur. Bashkëpunimi me institucionet e drejtësisë është shumë i nevojshëm, për çka jemi mirënjohës”, tha Peci.

Krejt në fund, Peci tha se viti 2022 është viti më i suksesshëm kurdoherë në historinë e ekzistimit të MBPZHR-së.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci