Të fundit

Vendoset përfundimisht, një brazilian merr drejtimin e kombëtares shqiptare

Tekniku brazilian, Sylvinho pritet të marrë drejtimin e Kombëtares së Shqipërisë në futboll.

48-vjeçari është në bisedime prej disa kohësh dhe aktualisht po negociohen detajet e fundit të kontratës, e cila mund të zyrtarizohet në ditët e para të janarit, raporton SuperSport, transmeton Paparaci.

Gjatë karrierës së tij si trajner ai ka drejtuar ekipin brazilian të Corinthians nga maji i 2021 deri në shkurt të 2022, ndërsa ka qenë trajner i Lyon në Francë nga maji i 2019 deri në tetor të atij viti.

Sigurisht eksperienca përkrah Tites është vlerësuar nga numri një i federatës që duket se e ka bërë zgjedhjen e tij.

Si futbollist Sylvinho ka pasur sukses në Spanjë, Angli dhe Brazil me skuadra si Barcelona, Manchester City, Arsenal, Celta dhe Corinthians.

Shqipëria nuk e ka vazhduar kontratën e trajnerit italian Edy Reja dhe ka filluar punën për të gjetur trajnerin e duhur tash e disa javë.

Në një intervistë para disa ditës, i pari i futbollit shqiptar, Armand Duka kishte deklaruar se çështja e trajnerit do të zgjidhej brenda disa ditësh.

Krahas Sylvinho-s në listën e kryetarit Duka ishin dhe Reinaldo Rueda, Felix Magath, Massimo Oddo.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci