Të fundit

Sulmet amerikane godasin sistemin e ujit në Iran, 120 mijë njerëz mbeten pa furnizim

Sulmet ajrore amerikane kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën e ujit në jug të Iranit, njoftuan sot autoritetet iraniane.

Sipas tyre, 18 objekte të furnizimit me ujë, përfshirë impiante për shkripëzimin e ujit të detit, janë dëmtuar.

Agjencia iraniane e lajmeve “Fars” raportoi sot se 10 impiante janë shkatërruar plotësisht nga sulmet ajrore, duke cituar një zyrtar të provincës Hormozgan.

Sipas raportit, një impiant për shndërrimin e ujit të detit në ujë të pijshëm në ishullin Qeshm, u nxor jashtë funksionit, që në fillim të përshkallëzimit të fundit të konfliktit, në korrik. Kjo ka ndërprerë furnizimin me ujë për rreth 120 mijë banorë.

Dëmtimi i infrastrukturës së ujit, po godet veçanërisht rëndë popullsinë civile, në jug të Iranit.

Ky rajon ka përjetuar thatësirë ekstreme prej vitesh, sidomos gjatë muajve të nxehtë të verës, ku temperaturat gjatë ditës shpesh i kalojnë 40 gradë Celsius.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci