Të fundit

Aksident i rëndë në Bulqizë, humb jetën një 24-vjeçar

Një aksident i rëndë i mori jetën një 24-vjeçari këtë mbrëmje në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë.

Viktima me iniciale S.T., duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e plagëve të marra i riu ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

“Në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë, shtetasi S.T., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin tip ‘Fiat-punto’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke dalë nga rruga, ku për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci