Të fundit

Zbulohet arsyeja se përse Ronaldo nuk do të debutojë sot me Al Nassr

Cristiano Ronaldo është ndaluar të bëjë debutimin e tij për Al Nassr sot nga Federata Angleze e Futbollit.

Portugezi 37-vjeçar tashmë është sportisti më i paguar në botë, pasi nënshkroi një kontratë marramendëse me klubin saudit.

Ronaldo, i cili u lirua nga Manchester United muajin e kaluar pas intervistës shokuese me Piers Morgan, mbërriti në Riad të hënën dhe u përshëndet me fansat e zjarrtë të cilët e pritën në stadiumin vendas.

Të martën ai iu nënshtrua vizitave mjekësore të martën përpara se të bëhej zyrtarizimi i tij, dhe më vonë iu bashkua lojtarëve të ekipit për seancën e parë stërvitore.

Al Nassr shpresonte t’i jepte yllit portugez debutimin e tij të madh ditën e sotme pasi kishte shitur të gjitha biletat e stadiumit përballë Al Taee. Megjithatë, atij i është thënë se është pezulluar për shkak të dënimit të dhënë nga Federata Angleze e Futbollit pasi Ronaldo hodhi telefonin e një tifozi të vogël të Evertonit.

Cristiano Ronaldo u dënua me dy ndeshje dhe u gjobit nga FA në nëntor pas incidentit me tifozin autik në “Goodison Park” në prill.

FA sqaroi se ai duhet të vuajë pezullimin e tij edhe nëse zhvendoset jashtë në një ekip tjetër.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci