Të fundit

Përplasen trenat e metrosë në Meksikë, një viktimë dhe 16 të plagosur

Të paktën një person humbi jetën dhe 16 të tjerë u plagosën kur dy trena të metrosë u përplasën në kryeqytetin e Meksikës, thanë autoritetet lokale.

“Gjashtëmbëdhjetë njerëz u dërguan në spitale. Në këtë kohë, për fat të keq është raportuar një vdekje”, shkroi kryebashkiaku Claudia Scheinbaum në Twitter.

Sipas indikacioneve fillestare, dy trenat u përplasën, për një arsye ende të panjohur, brenda një tuneli që lidh stacionet Potrero dhe La Rasa në Linjën 3 të Metrosë, që përshkon Meksikën në një aks veri/jug.

Metroja e Meksikës shpesh kritikohet kryesisht për mirëmbajtjen e dobët të objekteve të saj. Në maj 2021, një urë u shemb ndërsa një tren po kalonte, duke vrarë 26 persona dhe duke plagosur të paktën 100.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci