Të fundit

MPB: Në fund të janarit pritet furnizimi me material për pasaporta

Ministria e Punëve të Brendshme ka thënë se në fund të muajit janar pritet të fillojë furnizimi me material për prodhimin e pasaportave, lejeve të vozitjes e letërnjoftimeve.

“Ministria e Punëve të Brendshme, ju njofton se në fund të janarit pritet të fillojë furnizimin me material. Me ketë rast, Ministria e Punëve të Brendshme shpreh keqardhje për situatën e krijuar dhe kërkon mirëkuptim nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, deri në zgjidhjen e kësaj çështje”, thuhet në përgjigjen e MPB-së për Paparacin.

Tash e disa muaj, qytetarët e Kosovës s’kanë mund të pajisjen me dokumente nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe e Administratës Publike, për shkak të mungesës së materialit.

Ministria e Punëve të Brendshme së fundmi ka lidhur një kontratë me vlerë prej 4 milionë eurove me një kompani gjermane për furnizim me material të tillë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci