Këtë të enjte është aprovuar dhënia e vaksinës antiCOVID të Pfizer-BioNTech për fëmijët e moshë 5 deri ne 11 vjeç nga rregullatori i barnave të BE-së.
Kujtojmë se EMA që nga maji ka rekomanduar dhënien e vaksinës tek fëmijët e moshës 12 dhe 17 vjeç. Miratimi i sotëm vjen pasi që Kosova është bërë sërish epiqendra e pandemisë.
Vaksinimi i fëmijëve dhe të rinjve, të cilët mund të transmetojnë COVID-19 te të tjerët, konsiderohet një hap kritik drejt uljes së numrit të të infektuarve. Në Gjermani dhe Holandë, fëmijët përbëjnë tani shumicën e rasteve.
