Të fundit

Prishtina zyrtarizon përforcimin e ri

Klubi i futbollit Prishtina ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me futbollistin, Jalen Miller Blesa.

Amerikani i lindur në Barcelonë është vetëm 21 vjeç dhe luan pozicion të sulmuesit.

Ai vjen nga skuadra e Rahovecit në Ligën e Parë të Kosovës derisa në 12 ndeshje zyrtare me Rahovecin këtë sezon, ka shënuar plot 10 gola teksa ka kontribuar edhe dy asistime.

Para Rahovecit ka luajtur edhe për Istogun dhe Arlesey Town FC.

Blesa të mërkurën në ambientet e klubit ka nënshkruar kontratë me Prishtinën.

Synimet e Blesas te Prishtina janë të luaj në Evropë.

“Synimet me Prishtinën janë që të bëj më të mirën për ekipin dhe të luajmë në Evropë. Prishtinën e kam përcjellë gjatë periudhës që jam në Kosovë dhe mendoj se e ka një skuadër shumë të mirë”, ka thënë ai për faqen zyrtare të klubit.

Prishtina ka mbyllur stinorin dimëror në pozitën e tretë në tabelën e Superligës së Kosovës me 27 pikë, 11 pikë më pak se Drita në pozitën e parë.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci