Të fundit

Caktohen datat e votimit me postë për komunën e Dragashit

1 mijë e 90 votues nga diaspora kanë të drejtë vote në rivotimin që do të zhvillohet në Komunën e Dragashit.

Nga KQZ-ja kanë njoftuar se sot është marrë vendimi që përsëritja e votimit përmes postës për Dragash do të zhvillohet nga 29 nëntori deri më 13 dhjetor.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim që periudha për përsëritjen e votimit përmes postës për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit të fillojë më 29 nëntor dhe të përfundojë më 13 dhjetor 2021”, thuhet në njoftimin e tyre.

Tutje është bërë e ditur se të drejtë vote kanë vetëm votuesit që janë regjistruar në periudhën korrik-gusht të vitit 2021.

“Të drejtën për të votuar përmes postës e kanë vetëm votuesit të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës 10 korrik – 18 gusht 2021. Numri i votuesve jashtë Kosovës për Komunën e Dragashit është: 1,090”, njoftohet tutje nga KQZ-ja.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci