Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka theksuar pamundësinë e arritjes së një marrëveshjeje finale mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas Hoxhajt, një marrëveshje nuk do të mund të arrihet përderisa tha se kryeministri i vendit, Albin Kurti nuk është i interesuar për marrëveshje, e as për dialog serioz.
Megjithatë, Hoxhaj konsideron se mbështetja amerikane edhe përmes vizitës së sotme të delegacionit të DASh në Kosovë, janë të nevojshme për të shkuar drejt një marrëveshjeje finale.
“Vizita e sotme dhe mbështetja amerikane janë parakushte për të bërë një kthesë rrënjësore drejt një marrëveshjeje të domosdoshme për njohje të ndërsjell me Serbinë. Një mbështetje është vendimtare meqë Serbia ishte dhe është kundër një marrëveshjeje të tillë! Kosova nuk do të arrijë këtë marrëveshje, për sa kohë që z.Kurti nuk është i interesuar as për dialog serioz dhe as për marrëveshje, por është vetëm i interesuar për një simulim të “dialogut” gjatë vitit 2023, sikurse ishte vitin e kaluar!”.
Kujtojmë se një delegacion i Departamentit amerikan të Shtetit, i kryesuar nga këshilltari Derek Chollet, ka qëndruar për vizitë sot në Kosovë ku ka kryer takime me kryeministrin, presidenten dhe liderët e partive opozitare.
