Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Almir Veliji, po dyshohet se është përfshirë në një aferë ryshfeti. Ai në një audio-incizim të publikuar dëgjohet se si bisedon për një grant mijëra euro.
Kjo nuk ishte hera e parë që Almir Veliji, mbante një pozitë publike. Më 18 qershor 2020 në qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti, ai ishte emëruar këshilltar politik për komunitete, raporton Paparaci.
Ky audio-incizim, pos tjerash dëshmon që për këtë grant qeveritar prej dhjetëra mijëra eurosh, zëvendësministri Veliji, pos telefonatave kishe zhvilluar edhe takim.
Madje kishte në posedim edhe flet-aplikimin e qytetarit që ishte në proces të marrjes së grantit, që do të mbulonte një pjesë të investimit, pasi që pjesën tjetër e kishte mbuluar me investime vetanake.
Krejt çka mungonte në këtë proces, sipas bisedës që zhvillohet mes personit X dhe Almir Velijit mbetet përcaktimi i çmimit të ryshfetit që do të jepej që granti qeveritar të realizohej.
Por kush është zëvendësministri Almir Velij?
Ai ishte emëruar në këtë pozitë më një prill të 2021 nga kryeministrit, Albin Kurti.
Veliji vjen nga partia që udhëhiqet nga Duda Balie “SDU”, nga komuniteti boshnjak, parti kjo që është në koalicion me Vetëvendosjen.
Lajmin për emërimin e tij e kishte dhënë vet Veliji në Facebook, duke falënderuar Kurtin për besimin e dhënë.
Ai në postimin e tij ishte “zotuar” se do të punojë me përkushtim, vullnet për të mirën e vendit dhe komunitetit boshnjak.
“Sot pranova detyrën e zv.Ministrit ne Ministrin e Zhvillimit Rajonal e falënderojë z.Albin Kurtin, Kryeministrin e Republikës së Kosovës për besimin që ma ka dhënë.
“Me këtë rast zotohem se detyrën që mora do ta kryej me përkushtim, vullnet dhe guxim, duke garantuar angazhim maksimal sidomos për komunitetin #Boshnjak.Për t’i përmbushur objektivat tona si komunitet, e që janë edhe pritjet tuaja, do ta shfrytëzoj përvojën time institucionale në mënyrë që ta arrijmë më të mirën për vendin tonë dhe për komunitetin”, kishte shkruar zëvendësministri Velij.
Ai në përfundim të statusit e falënderonte kryetaren e SDU-së, për besimin e dhënë për tu emëruar zëvendësministër në ministrinë e Zhvillimit Rajonal.
“Falënderim i veçantë shkon për Kryetaren tonë të partisë SDU Duda Balje, deputete që ma ka dhëne besim për këte pozit,dhe gjithë antarëve të Kryesisë së partisë SDU-Bashkimsocijal Demokrat #deputete”, shkruante asokohe Velij.
Kjo nuk ishte hera e parë që Almir Veliji mbante një pozitë publike.
Më 18 qershor 2020 në qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti, ai ishte emëruar këshilltar politik për komunitete nga vet ish-kryeministri Hoti.
Këtë e kishte bërë të ditur përmes një postimi në Facebook vetë Veliji.
“Sot pranova detyrën e Këshilltarit politik i #Kryeministrit z.#AvdullahHoti. Me këtë rast zotohem se detyrën që mora do ta kryej me përkushtim, vullnet dhe guxim, duke garantuar angazhim maksimal sidomos për komunitetin #Boshnjak”, kishte shkruar ai./Paparaci/
Zëvendësministri i Kurtit përfshihet në aferë korruptive, publikohet audio-incizimi
