Pas disa kohësh mungesë në muzikë, çifti u rikthyen me një bashkëpunim mes tyre.
Ashtu siç na kishin paralajmëruar, Miriam Cani dhe Alban Skenderaj kanë publikuar projektin e ri muzikor.
Kënga e re titullohet “Zemër përmbi zemër” dhe për tekstin është përkujdesur vetë Albani.
Albani dhe Miriami kanë disa bashkëpunime së bashku. I pari është “Let me die with you”, i sjellë para 8 vitesh. Më pas, ata publikuan “Dhurata” një këngë dedikuar të bijës, Ameli. Dhe në 2019 erdhën me “Duam”, bashkëpunimi i tyre i fundit.
Këngën mund ta dëgjoni në linkun këtu.
