Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka reaguar pasi FIFA ka dënuar Serbinë 50 mijë franga për thirrjet fyese të tifozëve në ndeshjen ndaj Zvicrës.
Ai në Facebook ka shkruar se shovinizmi serb nuk kalon.
“Dënimi i dytë për Serbinë nga FIFA. Shovinizmi serb nuk kalon. Dënimi i parë para pak javësh për banerin skandaloz me thirrje për gjenocid. Dhe sot, dënimi i dytë për fyerjet e ekipit dhe tifozëve ndaj shqiptarëve. Të dy ankesat zyrtarisht të nisura nga Federata e Futbollit e Kosovës, me mbështetje të gjerë publike e institucionale. Urime!”, shkruan ai.
