Të fundit

Tollovi e madhe në Mitrovicë për të siguruar një biletë për ndeshjen ndaj Prishtinës

Interesim i madh është shfaqur në Mitrovicë për ta ndjekur nga afër kryendeshjen e javës në elitën e basketbollit kosovar mes Trepçës dhe Prishtinës.

Në kuadër të xhiros së 18-të, Trepça do të pres sot në palestrën “Minatori” ekipin e Prishtinës.

Klubi mitrovicas kishte paralajmëruar se biletat për ndeshjen e sotme do të dilnin në shitje me fillim nga ora 11:00, por dy orë para orës së caktuar janë krijuar tollovi të mëdha për të siguruar një biletë.

Deri në xhiron e 18-të, mitrovicasit kanë nëntë fitore e tetë humbje, kurse prishtinasit kanë 12 fitore e pesë humbje. Në dy ndeshjet e Superligës, dy skuadrat kanë nga një fitore ndaj njëra-tjetrës.
Dueli mes Trepçës dhe Prishtinës do të zhvillohet sot me fillim nga ora 17:00.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci