Të fundit

‘Kosmonte Foods’ i jepet prona për 99 vjet: “Do të hapen së paku edhe 300 vende pune”

Në emër të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka nënshkruar marrëveshjen për realizimin e projektit strategjik me pronarin e kompanisë ‘Kosmonte Foods’, Lulzim Begaj.

Sipas njoftimit, kjo marrëveshje ka për qëllim realizimin e projektit strategjik në vlerë totale prej 11,143,917.2 euro, transmeton Paparaci.

“Sipas marrëveshjes, investimi do të kryhet së shpejti, dhe do të jetësojë projektin investues duke sjellë dhe bashkëpunuar me kompaninë gjermane “Zott”, dhe kompaninë sllovene “Perutnina Ptuj””, thuhet në njoftim.

MINT shprehet se nga ky projekt strategjik parashihet të hapen së paku edhe 300 vende të reja pune.

“Objekt i kësaj marrëveshjeje është dhënia në shfrytëzim e pronës për 99 vite në zonën kadastrale Harilaq, Komuna e Fushë Kosovës, e cila do të shfrytëzohet për investime strategjike në asete fizike për grumbullimin, trajtimin, ruajtjen e pemëve dhe perimeve, përpunimin e tyre dhe tregtimin e produkteve bujqësore, si dhe përpunimin e mishit të shpezëve”, vijon kumtesa e këtij dikasteri.

“”Perutnina Ptuj” pritet sivjet te fillojë me investim në fabrikë dhe në vendosjen e mbarështimit të zogjëve të pulës. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është realizimi i projektit strategjik dhe përcaktimi i të drejtave dhe detyrimeve përmes Autoritetit Kontraktues dhe Investitorit, për implementimin e projektit strategjik të fituar me vendimin e Qeverisë të Republikës së Kosovës dhe vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

“Marrëveshja u nënshkrua në fund të vitit të kaluar dhe i hap rrugë zbatimit të investimit strategjik i cili pritet të fillojë së shpejti”, përfundon njoftimi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci