Të fundit

Rama e Ademi paralajmërojnë ndërtimin e stadiumit të ri në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe ai i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi kanë vizituar sot stadiumin olimpik në Stamboll, teksa kanë paralajmëruar ndërtimin e një impianti të këtyre standardeve edhe në Prishtinë.

Rama dhe Ademi ndodhen në vizitë në Stamboll ku kanë vëzhguar nga afër stadiumet e niveleve evropiane për të krijuar një stadium të ri në Prishtinë.

I pari i kryeqytetit kosovar ka ndarë disa fotografi nga vizita e tyre në Turqi, ku ka theksuar se ndërtimi i stadiumit të ri në Prishtinë do të jetë i niveleve të larta dhe se i njëjti do të ndërtohet në Kampusin e Sporteve në Bërnicën e Poshtme.

“Së bashku me Kryetarin e FFK-së, Agim Ademi, vizituam Stadiumin Olimpik në Stamboll, në të cilin UEFA parasheh që të luhet finalja e Ligës së Kampionëve dhe disa ndërtesa të tjera të rëndësishme. Eksploruam mundësitë dhe idetë që Stadiumi i Ri i Kryeqytetit, i cili do të ndërtohet në Kampusin e Sporteve në Bërnicën e Poshtme, të jetë i këtij niveli. Ky Stadium do të jetë në shërbim të ekipeve kombëtare dhe të Kryeqytetit”, thuhet në postimin e Përparim Ramës.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci