Të fundit

Dy sindikata protestojnë nesër para Qeverisë

Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës dhe Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës kanë njoftuar se nesër do të protestojnë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, shkruan Paparaci.

Protesta pritet të filloj në orën 11:00 dhe në njoftim bëhet e ditur se ata po protestojnë për shkak të injorimit që po i bën Qeveria e Kosovës kërkesave të tyre.

“Kryesitë ekzekutive të SSHCK-së dhe SPAK-ut në mbledhjet e mbajtura më datën 19.11.2021 vlerësojnë gjendjen e nëpunësve civil në mbarë Administratën Publike të Kosovës dhe pas presionit të anëtarësisë së gjerë lidhur me injorimin nga ana e Qeverisë së Kosovës në realizimin e kërkesave thelbësore”, thuhet në komunikatë.

Tutje ata kanë theksuar se kërkesa të tyre janë: Ligji i Pagave, buxhetimi i mjeteve për implementimin e ligjit të pagave në ligjin për buxhet për vitin 2022, marrëveshja e Përgjithshme Kolektive, Sigurimi Shëndetësor, njohja e përvojës së punës të gjithë zyrtarëve publik – SHC të dëbuar padrejtësisht dhe me dhunë nga puna gjatë viteve të 90-ta, caktimi i pagës minimale si dhe tendenca për frikësimin dhe politizimin e Shërbimit Civil përmes plotësim ndryshimit të ligjit për zyrtarët publik.

“Qeveria e Kosovës nuk është duke shprehur gatishmëri të plotë për të diskutuar lidhur me këto kërkesa substanciale të adresuara nga SSHCK- ja dhe SPAK-u”, thuhet në komunikatë.

“Andaj, konform Ligjit mbi Organizimin Sindikal në Kosovë Nr. 04/L-011, si dhe Ligjit për Tubimet Publike Nr. 03/L-118 Sindikata e Shërbimit Civil e Kosovës si dhe Sindikata e Pavarur e Administratës e Kosovës morën këtë vendim për protestë, e cila do të mbahet më datën 26.11.2021 duke filluar nga ora 11:00-12:00 në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Numri i pjesëmarrësve do të jetë i kufizuar për shkak të gjendjes pandemike”, thuhet në komunikatë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci