Katër persona janë rrahur mes vete të martën pasdite pas një mosmarrëveshje në trafik në Prishtinë, ka njoftuar Policia në raportin 24-orësh.
Nga rrahja, njëri nga të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor.
Dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
