Të fundit

Deputeti Rrahmani paralajmëron tërheqjen nga LVV-ja në fund të mandatit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka thënë se kjo parti po e dëmton veten me disa lëvizje të brendshme. Sipas tij, në fund kjo parti do ta paguajë vetë faturën e dëmit.

Ai ka thënë se në fund të mandatit, do t’i vlerësojë qëndrimet dhe të vendosë nëse duhet vazhduar edhe një mandat me Lëvizjen Vetëvendosje.Ai ka thënë në Interaktiv të KTV-së të enjten se nëse është pengesë e punës së Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvend, do të tërhiqet në fund të mandatit, por që kjo sipas tij, mbetet të shihet në vazhdim.

“Kur ta përfundoj mandatin do të bëj llogari cilat kanë qenë arritjet e mandatit, nëse kam qenë pengesë, nuk do të marrë pjesë në asnjë listë zgjedhore. Nëse shoh që ka qenë i dobishëm mandati im, edhe do të angazhohem”, ka deklaruar Rrahmani.

Duke folur për çështjet e brendshme të VV-së, Rrahmani u shpreh se ndalimi i disa deputetëve për kandidim për kryetarë qendrash, nuk është e shëndetshme për partinë, e kjo sipas tij, e dëmton shumë VV-në.

“Në grupin parlamentar të VV-së vendoset edhe me shumicë. Nuk do të thosha që disa neglizhohen, por varet edhe deputetët si e trajtojnë veten. Disave u është ndaluar kandidimi për kryetar të qendrave. Ato i ka bërë Komisioni që bën verifikimin e kandidaturave. S’mendoj se ka qenë e shëndetshme… Është liruar nga detyra e kryetarit në Rahovec edhe deputeti Visar Korenica. Janë çështje që më tepërmi e dëmtojnë VV-në se deputetin apo të tjerët. Pra, faturën në fund do ta paguajë VV-ja, më shumë se secili”, ka thënë Rrahmani.

Ai ka theksuar se do të vazhdojë të votojë kundër projekt-kodit civil, edhe nëse insistohet në to.

“Drafti i njëjtë, qëndrimi i njëjtë. Për këtë çështje është e njohur edhe partia, s’ka nevojë ta njoftoj edhe më shumë. Kam njoftuar paraprakisht. Janë dy nene që janë diskutuar më shumë, ka edhe vërejtje që mund të përmirësohen me amandamente. Unë kam qëndrimet e mia që i përfaqësoj edhe votuesit e mi, secili që më ka votuar i ka ditur edhe qëndrimet e mi. Do të vazhdoj të jem ai që kam qenë. Jemi demokraci, kam të drejtë të mendoj me secilën mënyrë, s’është korrekte të thuhet se një deputet (ka dalë kundër v.j). Nëse kisha iniciuar diçka që ndalon diçka, do të ishte akuzë, mirëpo as s’kam iniciuar asnjë çështje për asnjë kategori, s’jam personi që dua të rregulloj çështje të tjera”, u shpreh ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci