Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) njoftoi në Facebook se ka hapur thirrje për grumbullimin e ndihmave të cilat janë paraparë për qytetarët e prekur nga vërshimet.
“Bashkësia Islame e Kosovës u bën thirrje qytetarëve të Kosovës që të ndihmojnë me dhurim të ndihmave të ndryshme materiale për të prekurit nga vërshimet në Mitrovicë, Skenderaj dhe në zonat e tjera të Kosovës”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.
Gjithashtu, sipas BIK-ut, të premten do të bëhet grumbullimi i parave në të gjitha xhamitë për të ndihmuar banorët e zonave të prekura nga vërshimet e fundit në Kosovë.
